Spitalet rajonale përshtaten për të kuruar Covid-19, si funksionojnë në rajon
Shqipëria shënoi dje një numër rekord prej 602 rastesh të reja me Covid-19 ndërsa 8 qytetarë kanë humbur jetën. Nëse në rajon prej kohësh spitalet rajonale janë vënë në shërbim të pacientëve me Covid, në Shqipëri deri sot pacientët e prekur nga virusi kurohen vetëm në 3 spitalet e dedikuara në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në skenarët për përballimin e përkeqësimit të situatës në vend është futja në shërbim të këtyre pacientëve e spitaleve rajonale, të cilat po certifikohen.
Spitali i Korçës është i treti që pritet të certifikohet si spital Covid pas atij të Durrësit dhe Vlorës. Spitalet rajonale në maqedoninë e Veriut, trajtojnë pacientë me Covid-19, pasi spitali qendror i Shkupit është pothuajse i mbushur. Pacientët që qëndrojnë ën spitalet rajonale e marrin terapinë nga sopitali qendror infektiv.
Aktualisht janë 700 të shtruar në spitale. Kosova është e ndarë në 7 zona jo vetëm administrative por edhe sa i përket sistemit shëndetësor. Janë 7 spitale rajonale që janë vënë në funksion që nga marsi. Në Prishtinë është klinika qendrore por edhe në spitalet rajonale janë përshtatur ambiente për të kuruar të prekurit me Covid.