Spitali i Burgjeve në Covid, të pandehurit nuk kryejnë analizat

Pandemia e Covid-19 ka tronditur rëndë edhe Shqipërinë. Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk i përgjigjet gjykatës në lidhje me kërkesat për ekzaminime mjekësore të të pandehurve. Për shkak se Spitali i Burgjeve është kthyer në spital Covid, nuk mund të kryejë analizat e kërkuara. Dje Gjykata Speciale i ka dërguar një shkresë IML-së që të kryejë me patjetër ekzaminimet e kërkuara nga gjykata. Kjo situatë do të thotë që persona të paraburgosur apo të burgosur, të cilët mund të kenë probleme të rënda shëndetësore apo sëmundje të transmetueshme, nuk mund të identifikohen si të tillë dhe do të vijojnë qëndrimin në burg duke rrezikuar edhe të tjerët.

SHKARKO APP