Spitali i ri i kirurgjisë, Rama: Si katunar që jam, nesër do sjell hudhrat
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të spitalit të ri për kirurgjinë. Spitalin e ri, i cili ka marrë emrin “Frederik Shiroka”, Rama e cilësoi si investimin më të madh në 90 vitet e shëndetësisë shqiptare.
”Vepra më e madhe e 90 viteve në shëndetësinë e vendit. Për nga cilësia dhe kapaciteteve teknologjike që vendosen në dispozicion të mjekëve. Ndihem shumë i nderuar dhe nuk ka kompliment më inkurajuese sesa fjalët e profesorit që ka shoqëruar një periudhë të rëndësishme të kirurgjisë. Nuk mbaron këtu se ëndrra ime ka qenë që QSUT të transformohet. Sot spitali i kirugjisë ka përfunduar, por QSUT është një kantier. Enden shumë njerëz nëpër këmbë gjë që nuk ndodh në sitalet normale, për të kuptuar që është nevoja në punën transformuese. Jo vetëm puna në vazhdim me spitalin e sëmundjeve të brendshme apo me pediatrinë por edhe puna megjithë pjesën e jashtme për të pasur më në fund një parkim që do i grumbullojë të gjitha mjetet në hyrje Jam shumë i vetëdijsëm për faktin që shëndetësia nuk është vetëm spitali kryesor i vendit”.
Kreu i qeverisë edhe këtë herë nuk hezitoi me një batutë para të pranishmëve. ”Si një katunar që jam nga një katund këtu afër gjëja e parë që do bëj, do sjell një varg me hudhra t’i vendosni te dera. Ne katunarët siç i thonë nuk kina shkollë por kina eksperiencë. Hudhrat do i sjellë nesër që mos ju marrin mësyshë”.