Spitali i ri Infektiv, Rama: Brenda këtij mandati QSUT do transformohet tërësisht

Këtë të mërkurë u hap Spitali i Ri Infektiv, një investim i qeverisë shqiptare, i realizuar në kuadër të përgjigjes ndaj emergjencave shëndetësore. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shprehën se Spitali Infektvi do të kthehet në një qendër ekselence për sëmundjet infektive.

“Nga pranvera në vjeshtë, ne e transformuam nga themelet Infektivin. Si kurrë më parë, për një vepër të këtyre përmasave dhe me këtë cilësi. Një investim me vlerë prej 5.6 milion euro i qeverisë shqiptare për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv që tashmë do të ketë një kapacitet deri në 130 shtretër, 50 shtretër më shumë se kapacitetet e dikurshme. Spitali Infektiv do të ketë një reanimacion të dyfishuar në kapacitetet e tij. Madje mund të shkojë në 3-fish, në rastet kur do të kemi dhe mos i paçim kurrë, emergjenca shëndetësore”,-tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se dimensionet e kapaciteteve dhe funksioneve të Spitalit të Ri Infektiv e kanë transformuar plotësisht, duke krijuar kushte të veçanta për ndërhyrje të rralla kirurgjikale, por edhe hapësira auditori, sipas premtimit të Paktit për Universitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi mbështetjen e qeverisë në sektorin e shëndetësisë jo vetëm për nga ana e krijimit të kushteve spitalore, por në rritjen 100% të pagave të mjekëve dhe infermierëve deri në fund të mandatit qeverisës. “Ambicja jonë është që raportin e pagës ta çojmë 100 % në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%. Me ndihmën e Zotit që mos të na sjellë ndonjë katastrofë, që të na detyrojë përsëri të spostojmë fondet, e dedikuara për qëllime të caktuara, jam i bindur që do të arrijmë ta çojmë në 100 % rritjen e pagës për të gjithë ju”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?