Spitali i ri kirurgjikal ”Frederik Shiroka”, Manastirliu: 7 salla operacioni, 9 mijë ndërhyrje në vit
Spitali i ri i kirurgjisë ”Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, u inagurua paraditen e së hënës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj gjatë inagurimit, tha se në këtë spital do të marrin shërbim 350 mijë pacientë dhe ka një kapacitet për t’u bërë 9 mijë ndërhyrje në vit.
”Ambinetet moderne janë ëndërra e kirurgëve. Me 120 shtetërsish, me oasije të fjalës së fundit të tekonologjisë, Investimit më i madh në 30 vite për kirurgjinë shqiptare. Është një investim për profesionistët tanë, kirurgët, një investim për studentët, për infermierët. Është një investim për qytetarët tanë që meritojnë të marrin shërbimin e duhur. Do të bëjmë shtinimin e gamës së analizave. 350 mijë pacientët do të përfitojnë nga ato investime të qeverisë shqiptare. Do të bëhen 9 mijë ndërhyrje në vit. Studentët do të kenë një sallë dixhitale. Me zemër ua uroj ta gëzoni spitalin e ri”.
Kryeministri Edi Rama, tha se: Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri”.
Rama jep edhe disa shifra:
-7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë
-Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit
-Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale
-Laborator i nivelit të lartë teknologjik
-120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.
KOHA JONË SONDAZH

