Spitali i Traumës, Manastirliu: Të parët që iu përgjigjën fatkeqësisë natyrore

Mjekët dhe infermierët ishin të parët në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tërmeti i 26 nëntorit ku çdo person mori trajtimin e duhur në një kohë rekord. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në Spitalin Universitar të Traumës ku falenderoi mjekët dhe infermierët, të cilët sipas saj, bënë një punë heroike për trajtimin e më shumë se 900 të lënduarve nga tërmeti.

”Mjekët dhe infermierët ishin të parët që ju përgjigjën fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë, duke harruar familjet e tyre dhe duke u kujdesur që në minutat e para me përkushtim e përgjegjësi maksimale për çdo të lënduar nga kjo tragjedi”.

Manastirliu u shpreh se vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24 orë në çdo ditë të javës në ndihmë të banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti. ”Vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore dhe infermierore çdo ditë në terren, me shërbim 24/7 pranë banorëve të mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit”.

SHKARKO APP