Spitali psikiatrik në Shkodër/ I riu me probleme mendore godet mjekun, Gokaj: S’kemi dhomë izolimi

Një natë tmerri ka qenë ajo e së martës për punonjësit e spitalit psikiatrik në Shkodër. 25-vjeçarime probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar personelin e spitalit psikiatrik duke goditur infermierin që ishte në turn. Mësohet se pacienti në agresivitet e sipër ka thyer xhamat e godinës dhe recepsionin e spitalit.

Mjekja Mirela Gokaj, ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Ajo thotë se ka pasur edhe raste të tjera, ndërsa ka ngritur shqetësimin e mungesës së infrastrukturës në spitalin psikiatrik të Shkodrës, ku mungon dhoma e izolimit dhe pajisjet mbrojëse.

“Ka ardhur për hospitalizim dhe ka kërkuar ndihmë psikiatrike një djalë 25-vjeçar në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Ka ardhur i shoqëruar familjarët nga ambulanca dhe forcat e rendit. I kemi bërë ndërhyrje mjekësore, por për shkak të kushteve dhe infrastrukutrës së spitalit ku mungon dhoma e izolimit, një orë pas marrjes së terapisë është agjituar. Fatmirësht të gjithë jemi mirë, por ka vazhduar më tej pjesa e acarimit të gjendjes së tij duke e shprehur agresivitetin kundrejt ambienteve të spitalit, ku ka bërë një destruksion masiv. Ka tentuar të thyejë xhamat e makinave, ka reaguar policia. Pacienti është dërguar në psikiarti. Infermieri është mirë, por të gjithë si staf që kemi qenë në shërbim jemi psikologjisht dhe emocionalisht të traumatizuar”, tha Gokaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

25-vjeçari përveç problemeve mendore ishte përdorues edhe i lëndëve narkotike. Mësohet se ky nuk është rasti i parë i dhunës ndaj bluzave të bardha në spitalin psikiatrik të Shkodrës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?