Spitali rajonal i Fierit brenda 3 muajsh/ Rama: Bast i madh! Erdogan: Është grimcë për ne
Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Erdogan, në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama prezantoi disa nga marrëveshjet që u firmosën sot. Ai theksoi ndër të tjera se Erdogan ka deklaruar se do të bëjë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve, një bast shumë i fort, teksa pati edhe disa batuta.
”Jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet, bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i Presidentit që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fort”:
Presidenti Erdogan nuk nguroi që të kthente një përgjigje. “Mos keni merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati”, tha Erdogan.