Spitali vatër infektimi në Elbasan
Spitali rajonal i Elbasanit vazhdon të jetë vatër active e covid 19. Në 24 orët e fundit nga testimet e kryera, në Elbasan kanë rezultuar pozitiv 5 persona mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjeç, por edhe një mjek në repartin e neonatëve, pranë gjinekologjisë në Elbasan.
Shkon në këtë mënyrë në 6 numri I të prekurve në bluzat e bardha në spitalin Rajonal të Elbasanit, mes të cilëve një mjek, 4 infermiere dhe një punonjëse pastrimi.
Shkon në 33 numri i personave aktivë në Elbasan duke bërë që shifra të jetë gjithnjë e në rritje dhe të kthehet në fenomen shqetësues në kohën që qytetarët gjithnjë e më tepër janë neglizhentë përsa I përket masave të sigurisë.
Ndër personat e tjerë të prekur në 24 orët e fundit janë edhe familjarët e një mjeku i cili detyrën e tij e ushtron në Sarandë, por është nga Elbasani.
Ajo që vihet re ditët e fundit është një qëndrim strikt I institucioneve në mospërhapjen e informacionit ç’ka ka sjellë për rrjedhojë edhe përhapjen e informacioneve të rreme dhe për pasojë edhe përhapje të panikut kur nuk ka qenë e nevojshme dhe e vërtetë.