”Spiunët” rusë problem në Europë, ministrat e BE-së mblidhen në Pragë

Sulmi fizik si në uzinën e armëve në Gramsh, aty ku u sulmuan ushtarakët shqiptarë, por dhe arrestimet në Poliçan, vijnë në mesin e një dileme të vazhdueshme të vendeve të BE-së lidhur me bindjen ndaj thirrjeve të Ukrainës për të ndaluar hyrjen e turistëve rusë në bllok.

Letonia, Lituania dhe Polonia kanë ndaluar lëshimin e vizave të reja turistike për shtetasit rusë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Ukraina po i bën presion BE-së që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në bllok, por ka hasur në reagime të ndryshme.

Më 31 gusht, kjo çështje do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Pragë, teksa blloku 27 anëtarësh po peshon mundësinë e daljes me një qëndrim të unifikuar lidhur me vizat afatshkurtra për shtetasit rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidentet e fundit vijnë në kohën kur anijet ruse po kryejnë një sërë manovrash në detin Adriatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?