Spoti i LSI, Kaba: Rrogë shpërblim për familjet shqiptare, qetësi në bizneset e vogla dhe të mesme
Gazetari Dritan Kaba i ka bërë një analizë të thjeshtë dhe të shpejtë spotit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku veçon premtimet për rrogën shpërblim për familjet shqiptare, si edhe nga ana tjetër thotë se LSI-ja premton qetësi për bizneset e vogla dhe ato të mesme. ”Do shpëtojnë edhe tatimorët që në të shumtën e rasteve, veç banditëve me uniformë shtetërore të punësuar nga Rilindja, e ndjenë poshtërim për veten dhe përbuzje për atë që i ka urdhëruar të sillen si harbutë me shqiptarët që punojnë në bizneset e vogla e të mesme për të fituar bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre”,-shkruan Kaba në postimin në facebook.
Postimi i plotë
Ju ftoj te ndiqni nje spot elektoral, qe ne fakt eshte shume me shume se politike per vota, por nje angazhim konkret i cili eshte propozimi me i thjeshte dhe efektiv, qe ka ofruar ne keto zgjedhje nje parti politike.
Per çdo fature te shpenzuar, çdo qytetari do i kthehet 5% e vleres. I thone gati nje gjysem rroge ne vit qe i kthehet çdo individi qe punon.
Per nje familje me dy te punesuar i thone gati nje rroge e plote ne fund te vitit. Nuk ka nevoje me per tatimore qe me arrogancen dhe korrupsionin e tyre po shkaterrojne binzesin e vogel e mesem, se tek i madhi as guxojne te afrohen edhe tek muri rrethues.
Me propozimin e LSI do ikin tatimoret nga biznesi i vogel dhe i mesem e do kene kohe te merren me evazoret e vertete. Çlirohet biznesin nga frika e bezdia e pafund e tatimoreve, qe vetem stres sjellin per familjet qe punojne dhe zoterojne keto biznese. Nje rroge shperblim ne vit per çdo familje shqiptare me dy te punesuar dhe shume me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit per t’i investuar ne shendetesi, arsim, perkrahje sociale dhe per rritjen e pensioneve.
Do shpetojne edhe tatimoret qe ne te shumten e rasteve, veç banditeve me uniforme shteterore te punesuar nga Rilindja, e ndjene poshterim per veten dhe perbuzje per ate qe i ka urdheruar te sillen si harbute me shqiptaret qe punojne ne bizneset e vogla e te mesme per te fituar buken e gojes per vete dhe familjet e tyre.
Ndaj siç thote edhe Vini ne spot, mbeshtesni me vote LSI qe te realizohet reforma me e madhe tatimore ku te gjithe jane te fituar, veç evazoreve te medhenj. Rroge shperblim per familjet shqiptare, qetesi ne bizneset e vogla dhe te mesme, me shume te ardhura ne buxhet, me shume kontroll per evazoret e medhenj dhe per shperdoruesit e taksave te shqiptareve.