“Stabilitet në Ballkan”, NATO miraton rezolutën e sigurisë

NATO do të ruajë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ky fakt theksohet në rezolutën 494, e cila u miratua në seancën parlamentare të mbajtur në Montreal të Kanadasë. NATO në pikën 14 “nënvizon mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Republikës së Moldavisë, si dhe integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Ballkani Perëndimor përmendet edhe në pikën 18, ku shkruhet se anëtarët e NATO-s mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështesin reformat dhe pajtimin në të gjithë rajonin dhe kundërshtojnë ndikimin malinj të vendeve autoritare”.

Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u mblodhën, sipas rendit të ditës, në Montreal për të diskutuar sfidat kryesore për sigurinë e Aleancës dhe rolin thelbësor të NATO-s në zgjidhjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte foli përmes videomesazhit dhe tha se NATO duhet të forcojë mbrojtjen e saj. “Sa më shumë të shpenzojmë për mbrojtjen, aq më shumë e zvogëlojmë rrezikun e konfliktit të ardhshëm”, tha Rutte dhe u bëri thirrje vendeve të mbështesin investimet sepse të gjithë kanë “për detyrë të mbrojnë kombet, njerëzit dhe vlerat dhe siguria nuk vjen falas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?