Stacione autobusi me çati të gjelbëruar edhe në Tiranë
Duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm mbrojnë nga vapa qytetarët por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar këtë nismë të veçantë e cila është e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.
“Ne nuk jemi si Holanda” është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”,-tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrikë etj.