Stafi i Fredi Belerit depoziton në SPAK kallëzim penal për Bashkinë Himarë
Stafi i Fredi Beleri ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për bashkinë Himarë dhe ish-kreun e bashkisë Jorgo Goro.
Nga qelia e burgut, Beleri me anë të përfaqësuesve të tij ligjorë, ka depozituar në SPAK kallëzim për të gjitha shkeljet e konstatuara nga KLSH-ja në periudhën 2019-2021 në bashkinë Himarë lidhur me fondet publike.
Përgjegjësi, sipas tij, ka direkt ish-kryetari Jorgo Goro dhe bashkëpunetorët e tij këto vite.
Postimi:
Te dashur bashkeqytetarë !
14 Maji dhe gjithe ngjarjet qe ndodhen me pas , sollen per Himaren, mbarimin e nje periudhe pandeshkueshmerie te pushtetareve lokale qe qeverisen per 12 vite ne menyre te pa pergjegjshme fondet publike dhe pronat tuaja .
Tashme koha e abuzimit me leket e taksapaguesve Himariote , pronat private dhe publike ka marre fund !
Fredi Beleri ne cilesine e Kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare ka depozituar ne SPAK kallezim penal per gjithe abuzimet e konstatuara nga KLSH ne peridhen 2019 -2021 ne Bashkine Himare lidhur me fondet publike te shperdoruara dhe shkeljet e pafundme te ligjit qe ngarkojne me pergjegjesi direkte Jorgo Goron dhe bashkepunetoret e tij ne vite.