Stafi i ri i Kryeprokurorit/Pustina shefe kabineti, Dado drejtues i njësisë së Dekriminalizimit
Pranvera Pustina do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela. Këshilli i Lartë i Prokurorisë me kërkesë të Kryeprokurorit ka miratuar propozimin e Pustinës, që komandohet ndihmës magjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme, në postin e shefes së kabinetit. Olsi Dado është emri i dytë që ka marrë miratimin e KLP-së, i cili do të jetë shefi i marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa do të mbajë edhe postin e drejtuesit të dekriminalizimit në vendin e Arben Krajës, që u zgjodh drejtues i SPAK-ut. Emri i tretë që ka marrë aprovimin e KLP-së është Arens Çela, që është komanduar ndihmës- magjistrat në Prokurorisë së Përgjithshme, por ende nuk dihet posti që do të mbajë në stafin e ri të organit të akuzës.
Në mbledhjen e sotme KLP-ja ka pranuar edhe dorëheqjen e kancelares së prokurorisë së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi, sipas kësaj të fundit për arsye familje. Gjithashtu Komisioni i Vleresimit te Veprimetarise Etike dhe Profesionale ne KLP paraqiti projekt-aktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj per secilin prej tyre kandidateve.
1. Adnan Hoxha
2. Alba Dhima
3. Aurora Hajro
4. Ermira Manelli
5. Florian Boriçi
6. Gjergji Ceka
7. Ledion Tema
8. Gëzim Spahiu
9. Pierind Çukaj
10. Xhoana Mehmetaj