Stamboll, kapen miliona dollarë drogë, mes 11 të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Policia turke ka konfiskuar 1.1 ton metilamine, të përdorur në prodhimin e drogave sintetike. Sekuestrimi i këtij lloj preparati ndodh për herë të parë në Stamboll. Sasia thuhet se është e mjaftueshme për të bërë 5 milionë pilula të drogës, si ekstazi dhe LSD.

Zbulimi erdhi pasi policia e Stambollit mori një informacion se në një vilë në fshatin Riva në lagjen “Beykoz” po përdorej për të prodhuar pilula ekstasy. Pas një mbikëqyrje audio dhe fizike të vilës, policia ka përcaktuar se të dyshuarit po sillnin substanca të drogës nga Kina përpara se të prodhonin pilulat atje.

Më 4 maj, policia bastisi vilën dhe arrestoi dy të dyshuar, njëri prej të cilëve disa herë kampion i ” bodybuilding”, në vitet 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka konfiskuar gjithashtu 1.1 ton metilamine dhe 350.000 tableta ekstazi (65 kilogramë), vlera e përgjithshme e tregut e të cilave është 100 milionë Lira turke (23.4 milion dollarë). Metilamina thuhet se përdoret për të maksimizuar efektin e tabletave të drogës, shkruan gazetare turk “Hyrriet“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet e tyre për të gjetur më shumë njerëz që mund të kenë lidhje me dy të ndaluarit.

Në një operacion tjetër antidrogë, policia bastisi një shtëpi ferme në lagjen “Çatalca” pasi mori informacioe se ndërtesa përdorej për prodhimin e metamfetaminës, e cila i takon një klase të drogës e njohur si stimulantë.

Policia kapi nëntë kg methamphetamine, rreth 15 kg kokainë, së bashku me kimikate të tjera të përdorura në prodhimin e drogës. Vlera totale e drogave të konfiskuara thuhet se arrin në 4 milionë lira (0.9 milion dollarë).

Në bastisjen e dytë, policia ndaloi shtatë persona, tre turq, një iranian, një uzbek, një shtetas britanik dhe një shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?