Starova: Në samitin e Tiranës, Zelensky dha mesazh se rajoni rrezikohet nga kon*likti! Duhet forcuar siguria

”Zelensky me deklaratat e tij gjatë samitit për Ukrainën në Tiranë bëri thirrje që edhe ne të përgatitemi në rast se në rajon shpërthen një konlfikt i mundshëm”,-thotë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Arjan Starova.

“Ai donte të tregonte se nuk ka siguri të garantuar. Donte të thonte që edhe ne të përgatitemi duke e ditur sesi është situata në rajonin tonë. Ka aktorë që kanë plane të fshehta për interesat e tyre gjeostrategjike. Kemi pretendim nga Serbia që thotë se nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën. Zelensky ka informacione të ndryshme dhe kur thotë se duhet të përgatitemi të gjithë për mbrojtjen natyrisht që ka parasysh se mund të ketë skenarë që dalin jashtë situatës së tanishme”,-u shpreh Starova.

Sa i takon mungesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Tiranë, ish-zyrtari tha se mospjesëmarrja e tij mund të lidhet edhe me marrëveshjen që u firmos dje ku Serbia kërkoi heqjen e nocionit ‘shtetet’ duke qenë se nuk e njeh Kosovën si të tillë.

SHKARKO APP