Starova: Reforma zgjedhore ka defiçite, nuk mund të quhet si kusht i plotësuar për integrimin

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Jashtëm Arian Starova tha se Shqipëria nuk po bën hapa para drejt integrimit drejt Bashkimit Europian.

1 nga 15 kushtet e vendosura nga BE, atë për reformën e re zgjedhore, Starova nuk e sheh të plotësuar, sepse sipas tij reforma ka shumë defiçite dhe ka pasur vërejtje nga aktorë të brendshëm.

Arjan Starova: ”Unë do doja ta shikoja Shqipërinë të hidhte hapa më tej në integrimin europian, por me aq sa e kam ndjekur procesin, ka ende shumë probleme të cilët  e pengojnë këtë rrugëtim, hapjen e negociatave. Hapin e fundit e kanë përshëndetur pavarësisht nga vërejtjet që kanë aktorët e brendshëm, përfshirë dhe mua e cila është marrëveshja që pritet të votohet në kuvend lidhur me reformën zgjedhore. Në përgjithësi reforma ka shumë defiçite.”

”Pavarësisht se Europa mund ta quajë këtë plotësim të 1 prej 15 kushteve si diçka normale, unë nuk e di se si mund të quhet normale kjo kur ka vërejtje nga shumë aktorë. 14 kushtet e tjera nuk besoj se janë plotësuar, ka shumë probleme. Por janë këtyre kushteve, ka ende gjëra të cilat e bëjnë pak të parakoshme anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Problemi është shumë i madh, nuk janë plotësuar kushtet. Nuk mendoj që jemi gati për ta shpejtuar këtë rrugëtim.”

SHKARKO APP