Statistikat dhe bastet favorizojnë Shqipërinë në ndeshjen me Armeninë

 

 Specialistët e basteve kuotojnë Shqipërinë, si favorite në përballje me Armeninë në “National Stadium”, të kryeqytetit Armen, duke qenë në koherencë me statistikat, që faktojnë se kuqezinjtë, nuk kanë humbur asnjëherë në transfertë, edhe pse kësaj rradhe na duhet vetëm një fitore për tu kualifikuar.

Në faqet kryesore të basteve sportive vihet re një favorizim i lehtë skuadrës sonë krahasuar me atë vendase. 3.4, koefiçenti fitores së Armenisë, 3 koefiçenti i barazimit  dhe në rast fitore të Shqipërisë, 2.3, çka tregon se specialistët vlerëojnë kuqezinjtë si skuadra me më shumë shanse për të marrë tre pikëshin, çka do të thoshte pejsëmarrje të Shqipërisë në Europianin e vitit të ardhshëm në Francë.

Perfaqesuesja kombetare shqiptare

Perfaqesuesja kombetare shqiptare

Këto koefiçente vijojnë në të njëjtën koherencë të shifrave, ku skuadra jonë përfaqësuese duket mjaft e suksesshme në ndeshjet jashtë shtëpie, sesa kur luan ndeshjet në “Elbasan Arena”.

Siç tregon udhëtimi ynë në Grupin I të eliminatoreve në pesë ndeshjet e para kuqezinjtë kanë grumbulluar 11 pikë, 3 fitore dhe 2 barazime, 7 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Teksa armenët në 5 ndeshjet e tyre kanë grumbulluar vetëm 2 pikë, duke barazuar vetëm dy ndeshje dhe duke u mundur në tre të tjera. 5 gola të shënuar dhe 11 të pësuar.

kombetarjaStatistika mjaft interesante të udhëtimit tonë janë ndeshjet në transfertë ku kuqezinjtë kanë fituar 2 takime, në Portugali dhe Serbi dhe barazuar 1 ndeshje, atë në Danimarkë, duke grumbulluar në total 7 pikë (4 gola të shënuara dhe ansjë të pësuar), kundrejt 4 pikëve të fituara në fushën tonë, 1 fitore ndaj Armenisë dhe sërish barazim ndaj Danimarkës, teksa kemi koleksioanuar dy humbje të dhimbshme ndaj Portugalisë dhe Serbisë, për një total prej 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.

Kundërshtarët tanë kanë një udhëtim mjaft të dobët. Armenët nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë jashtë fushe, duke i humbur të gjitha takimet, teksa në “shtëpinë” e tyre ata kanë humbur vetëm me Portugalinë, kur kanë marrë 2 barazime përballë Danmiarkës dhe Serbisë. Në të dyja rastet rezultati ka qenë 0-0. Pra duke lexuar statistikat, kombëtarja jonë është super e favorizuar, por tashmë duhet që këtë favorizim të frymëzuar nga shifrat ta përkthejmë me një produkt konkret në terren, duke marrë tre pikëshin që do na jepte biletën e fazës së grupeve për Europianin francez të vitit të ardhshëm.

Arbi Fortuzi

SHKARKO APP