Statusi i Erion Braçes për Luzhiana Abazit

Në lidhje me këtë humbje shkruan edhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Braçe kujton vitet e para në politikë sëbashku me Abazin.

STATUSI I PLOTE I BRACES

Swiss Digital Desktop Reklama

Luzh!

Swiss Digital Mobile Reklama

LUZHIANA ABAZI

Po e nis diten me ty!

E djeshmja ishte e trishte, shume.

Prej mengjesit kur dikush me tha se ti u ndale,

thjesht kam kerkuar per ty;

nje foto te hershme ne rremujen e gjerave qe jane gjithnje ashtu kur nuk kane lidhje me punen, te perditshmen.

E kujtoj por nuk e gjeta!

Prej mars- prillit te 1992-shit ka kaluar shume kohe;

ka brenda gjera te bukura, te veshtira por te bukura kur i mendoj,

politike, vendosmeri, zgjedhje, pasion, miqesi, emocion, gezim, lot, fitore, meri, ikje, ardhje, largesi, heshtje.

Te gjitha te vendosura radhe radhe ne nje fill qe pavaresisht te gjithave nuk keputet, eshte aty, nga ty tek une, plote te tjere qe atekohe ishim bashke, here pak e here te tjera me shume,

here ne hare e here ne trishtim, per gjerat qe nuk ndryshonin, punet qe nuk ecnin, fitoret qe i vidhnin, betejat qe i fitonim, guximin qe shtynte ne cdo rruge e shesh, gezimin qe harbonte gjithandej pastaj.

Ti ishe aty!

Si rrokullime, natyrisht!

Ketu do jesh!

Nuk ka as traget e as banese te fundme qe te merr.

Do shihemi nje dite Luzh!

Deri atehere harroje vuajtjen e tmerrshme,

kujto gjerat e bukura qe atje lart vlejne!

Per doktor Dinen, nen Shkencen, Linditen e mire!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?