“Statusi i minatorit”, Gjiknuri: Po hartohet një plan i konsoliduar
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një interpelancë me përfaqësi të minatorëve të zonave të Pogradecit, Librazhdit si dhe Përrenjasit tha se qeveri po harton një draft të konsoliduar.
Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se vëmendje kryesore e politikave të hartuara kanë për qëllim mbylljen e grykave të hapura të minierave, të cilat janë kthyer në pasoja për jetën e njerëzve.
Gjiknuri pohoi se statusi i minatorit është në diskutim e sipër, pasi sipas tij, po punohet për një zgjidhje të konsoliduar dhe jo siç ka ndodhur deri më sot. Ai në fund tha se shumë shpejt do të kemi edhe një interpelancë më minatorët nga e gjithë Shqipëria për të marrë në konsideratë opinionet e tyre.
“Ne patjetër kemi forcuar autoritetin e kontrollit në miniera, sepse puna në miniera ka edhe aksidente. Pavarësisht se ne duam të shkojë mirë, por nuk duam që këto aksidente të shfaqen për shkak të mungesës së rregullave manuale. Rritja e sigurisë në punë sjell natyrisht edhe siguri për jetën e punonjësve. Praktikisht në për herë të parë në 2013, adresuam disa probleme në minierat e braktisur, përkatësisht në Pogradec ka patur një tragjedi, ku disa banorë humbën jetën.
Në zonën Librazhd janë mbyllur 84 gryka të hapura minierash. Do të thotë që ne vit për vit do të adresojnë burime financiare për trajtimin e kësaj çështjeje. Ne do të nxisim industrinë e përpunimit metalor.Ne për statusin e minatorit kemi duke punuar më të gjitha sindikatat për të bërë një draft, sepse ne duhet të bëjmë një draft të detajuar, në mënyrë që të kemi zgjidhje tërësore. Kemi një draft të konsoliduar, ky projekt do të bëhet me dije edhe me sindikatat, por pse jo edhe më një interpelancë tjetër. “, tha Gjiknuri.
KOHA JONË SONDAZH

