Statusi që paralajmëroi vrasjen, zbardhet dëshmia e gardistit
Gardisti Alket Arapaj që vrau gruan në Allias deklaroi sot para grupit hetimor se e kishte ekzekutuar me armën e shërbimit pasi e tradhtonte. Ndërkohë që nga një kërkim në faqen e tij në rrjetet sociale, Arapaj para një dy javësh kishte bërë një status pikërisht për tradhtinë. “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”,-shkruante gardisti.
Alket Arapaj është shprehur se bashkëshorten e vrau pasi e tradhtonte. “Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhëtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”,-tha ai para grupit hetimor.
Fqinjët e familjes Arapaj në Allias shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë. “Unë kam 50-vjet që jetoj këtu, edhe ata jetonin këtu. Nëna dhe i ati kanë ikur te djali tjetër dhe vinin në mars. Nusja dilte dhe mbushte ujë, e shikoja shpesh. Djali shkonte në punë. Kanë një vajzë 3-vjeçe. Është një ngjarje e paparë. Më vjen shumë keq, jemi të tronditur”,-tha njëra nga fqinjët. Ndërsa një tjetër fqinje shton se: ”Ata janë familje shumë e mirë, edhe ai dhe e shoqja shumë të mirë. Njerëz me fe, pasi faleshin. Jemi habitur kur jemi zgjuar. Brenda në familje nuk e di, por nuk kemi dëgjuar për grindje. Nuk e di, do të ketë qenë ndonjë moment, pa dashje, gabimisht, pasi nuk ka mundësi që ai njeri kaq i mirë të vriste”.
Detaje/Gardisti besimtar, gruaja e mbuluar sipas fesë islame
Gardisti Alket Arapi qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Ervilma Seferi me armën e shërbimit sot rreth orës 06.00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Mësohet se ata ishin prindër të një vajze të mitur, ndërsa 44-vjeçari ishte punonjës i Gardës së Republikës prej më shumë se 15 vitesh.
Gruaja nuk shihej shpesh nga fqinjët jashtë banesës, veç rasteve kur dërgonte dhe merrte nga kopshti të bijën. Madje, fqinjët kanë treguar se ata njiheshin si familje model dhe nuk kishin dëgjuar asnjë zënkë kohët e fundit mes tyre. Deri tani, shkaqet e krimit janë ende të paqarta.
Gardisti njihej edhe si një predikues dhe besimtar i fesë myslimane, siç shihet edhe nga fotot e rrjeteve sociale, ndërsa e shoqja, të cilën sot dyshohet se e vrau me armën e shërbimit, vishej me shami sipas traditës së fesë islame.
KOHA JONË SONDAZH

