Statuti i Berishës, Gjykata e Apelit cakton Elona Toron relatore të çështjes

Gjykata e Apelit sot ka caktuar Elona Toron si relatore të çështjes se kush ka të drejtë që të drejtojë PD-së, në një kohë që gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri njohu Statutin e Sali Berishës. Po ashtu pjesë e trupit gjykues për kërkesën e Rithemelimit, do të jenë edhe Genti Shala dhe Edlira Petri.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso i kërkon Gjykatës së Apelit që të mos pranojnë Enkelejd Alibeajn si palë. Enkelejd Alibeaj paraqiti ankim ndaj vendimit të gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri, që njohu Komisionin e Rithemelimit, duke i dhënë vulën e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH.

Alibeaj i cili mori funksionet e kryetarit të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ka pretenduar se legjitimohet në këtë proces pasi preket nga efektet e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. Gjykata e Apelit bën gjithashtu thirrje që palët politike të mos ndërhyjnë në institucionet e drejtësisë.

SHKARKO APP