Statuti i PD, dy kërkesa në gjykatë/ Cani: Gjykohet procedura, jo vendimet e Kuvendit
Në Gjykatën e Tiranës janë depozituar brenda 48 orësh dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të PD-së. Në kërkesën e depozituar të martën, PD-ja kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.
Një ditë më vonë, të mërkurën Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”.
Dy kërkesat e njëjta në objekt, por jo në përmbajtje priten të shqyrtohen të veçuara në Gjykatën e kryeqytetit. Thelbi i gjykimit në to nuk janë vendimmarrjet e kuvendeve.
Në çështjet e këtij lloji gjykata luan rolin e një noteri, që pasqyron ndryshimet statusore, pasi verifikon që kërkuesin kanë respektuar statutin e mëparshëm. Kërkesa për ndryshimet statusore do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça, ndërsa ajo për ndryshimet statusore të Kuvendit të dhjetorit pritet t’i nënshtrohet shortit. /A2cnn/