Stepja e qytetarëve për vaksinat kineze, Silva Bino pranon efektet anësore nga AstraZeneca

Shefja e ISHP-së, Silva Bino ka folur këtë të mërkurë për procesin e vaksinimit anti-covid në vendin tonë, dhe gjithashtu për stepjen që qytetarët kanë për vaksinën kineze.

”Mendoj që rezultatet deri tani kanë treguar se vaksinat kanë rezultuar të sigurta, kemi të dhëna nga studimi turk në lidhje me ketë vaksinë. Nuk është e detyrueshme që çdo vaksinë të certifikohet nga EMA, dhe vendet evropiane mund të përdorin vaksina, të pacertifikuara nga EMA, por këto janë vaksina që janë provuar në miliona njerëz, Turqi, Emirate, Brazil, Indonezi, me miliona njerëz të vaksinuar”, tha Bino.

Sa i përket ngurrimit që qytetarët patën në përdorimin e Astrazeneca për efekte anësore, Bino tha se ”Efekte anësore kemi pasur, por të lehta temperaturë, dhimbje muskulare , ndjenjë dobësie, këto. Vetëm dy raste si gjendje të fikti po që lidheshin më shumë Pfizer, të tjera jo. Se ne analizojmë çdo ngjarje pas vaksinimit që jo domosdoshmërisht ka lidhje me vaksinën. Bino tha se simptomat janë normale pas vaksinës dhe janë të lehta që përshkruhen dhe në fletën e vaksinës”.

SHKARKO APP