“Sterilizimi”/ Nis seanca në Gjykatën e Posaçme për 9 të pandehurit, i pranishëm edhe Beqaj
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çështjen “Sterilizimi”.
Gjyqtarja Flojera Davidhi do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim, nëse do e kthejë në SPAK për plotësim hetimesh apo nëse do pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.
I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.
Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg”. Konkretisht ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, janë në masën “detyrim paraqitje”.
Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.