Stine, lirohet nga policia

 

Lirohet  Stine. Flori e ka kallëzuar për “plagosje të lehtë me dashje”, pas natës së Këngës Magjike, pranë ‘Pallatit të Kongreseve’, por pas marrjes në pyetje, policia vendosi ta ndjekë çështjen në gjendje të lirë.

Burime nga policia thanë se ai u kap nga policia në një lokal në rrugën Don Bosko.

Ndërkohë që, në një njoftim të shkurtër për mediat, policia tha se Ernes Duka u kap nga efektivët e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë.

“Më datë 06.12.2015, efektivët e Komisariatit nr.1, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasi të shpallur në kerkim E.D . Ky shtetas u shoqërua për sqarime të mëtejshme pasi ditën e sotme, në rrugën “Papa Gjonpali 2”,  për motive të dobta, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. M, 33 vjeç, banues në Tiranë”,-thuhet në njoftimin për mediat.

Ende nuk ka pasur një sqarim për mediat, arsyeja se përse reagoi në atë mënyrë Stine, por një variant i përfolur në media, është diferenca e pikëve që këngëtarët i dhanë njëri tjetrit.

SHKARKO APP