Stjuardesa: Me 1700 euro rrogë, pse duhet të trafikoja drogë?

 

Njëra prej të arrestuarve të operacionit antidrogë që vuri në pranga 30 persona është edhe Elisa Tabaku, një stjuardesë që punonte në linjën Durrës­Ankona.

Teksa në një dëshmi që ka dhënë para grupit hetimor, 31-­vjeçarja nga Tirana ka pohuar se nuk ka pasur nevojë të trafikonte drogë, pasi merrte 1700 euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë kisha një punë shumë të mirë dhe isha e kënaqur me pagën që merrja. Nuk kisha nevojë të ndërmerrja një veprim të tillë, për të shpërndarë apo trafikuar drogë. Kam një njohje shoqërore me një prej të arrestuarve, por vetëm kaq. Njihemi vetëm si shokë”, tha ajo. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa ndaj saj janë ngritur dyshime se ajo e ka përdorur detyrën e saj, pikërisht për të lehtësuar trafikun e drogës. Konkretisht, mendohet se ajo e kalonte mallin pa kontrolle të detajuara. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?