Stojku: Ndarja e fondeve e padrejtë, fushatë me para borxh
Fondet e ndara për partitë e mëdha për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit janë konsideruar si një formë për të mos ndaluar fjalën e lirë në Shqipëri.
Por Kryetari i Partisë Aleanca Demokracia e Re, Edmon Stojku nga foltorja e Kuvendit tha se janë pikërisht këto forca politike të cilat nuk kanë paguar faturat e mëparshme.
Ai shprehu shqetësimin se në këto zgjedhje do shkelen të drejtat elementare ndërsa “patriakët politikë” u detyrohen mediave fatura milionëshe të papaguara për kohën televizive për zgjedhjet e kaluara.
Edmond Stojku: “Kanë lëshuar fatura e kurrë nuk janë paguar nga PS, PD e LSI. Mediat kryesore dhe zyrat e tyre të financës janë një telefonatë larg. Pyesni se kanë ende pa paguar partitë e mëdha për kohën televizive për zgjedhjet e kaluara.
Pyesni agjencitë e shërbimeve të audios , ndriçimit ata që vënë skena madhështore ku flasin patriarkët politikë të vendit sa milionë kanë pa marrë.
Publiku është i qartë se në këto zgjedhje të drejtat elementare politike do të shkelen më shumë se më parë falë alibisë të pandemisë e gjëndjes së jashtëzakonshme.
Partia Aleanca Demokracia e Re është regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.