Stolat shumëngjyrësh “pushtojnë” edhe “Don Boskon”

Stola të rinj shumë shumëngjyrëshe për t’u çlodhur dhe kosha për të mbajtur lulishten pastër, u vendosën nga Bashkia e Tiranës në një prej lagjeve më të populluara vitet e fundit në kryeqytet. Punonjësit e Bashkisë ishin këto ditë në zonën “Don Bosko” ku në brendësi të lagjeve dhe pranë rrugës kryesore janë vendosur edhe stolat duke krijuar në këtë mënyrë lehtësi për banorët dhe në të njëjtën kohë duke kontribuar në ruajtjen e higjienës. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtyre 3 viteve krijimit të lulishteve të kompletuara, me drurë dekorativë me stola e kosha edhe nëpër lagje të ndryshme të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?