Stoltenberg: NATO përballet me sfidat më të mëdha që prej Luftës së Dytë Botërore

NATO-ja po përballet me sfidat më të mëdha që prej Luftës së Dytë Botërore, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 qershor, duke shtuar se Moska përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vendeve anëtare të aleancës.

Në nisje të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Madrid, në të cilin pritet të miratohet strategjia e re për të ardhmen e aleancës, Stoltenberg kë thënë se aleatët do të takohen në “kohën e krizës më serioze”, duke shtuar se “samiti do të jetë historik dhe transformues”. “Ne do të deklarojmë qartë se Rusia përbën kërcënim për sigurinë tonë”, ka thënë Stoltenberg.

Përditësimi i fundit i politikave të NATO-s është bërë më 2010. Stoltenberg ka thënë se pret ratifikim të shpejtë të marrëveshjes për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në aleancën ushtarake, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë. “Ne do të marrim vendim për të ftuar Suedinë dhe Finlandën që të bëhen anëtare, kjo bëhet me shpejtësi të pashembullt”, u ka thënë ai gazetarëve nga Madridi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?