Stoltenberg: Vlerësim për shqiptarët në misonet e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr pjesë në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Gjatë ministerialit të NATO, Xhaçka u takua me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Në takimin mes tyre, u diskutua për rolin e NATO-s dhe angazhimin e ushtrisë shqiptare në misionet paqëruajtëse.
“Informova Stoltenberg mbi angazhimin tonë për të përcaktuar 2% të GDP për mbrojtjen deri në vitin 2024. Temë e diskutimit me Stoltenberg ishin misionet paqëruajtëse si dhe emergjencat civile. Vlerësim maksimal përfaqësimit të Shqipërisë në misionet e NATO. Përkushtimi dhe profesionalizmi i ushtarëve shqiptarë është vlerë e madhe“, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO.
Ministeriali i Brukselit i paprarin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve në Korrik.

KOHA JONË SONDAZH

