“Stop përbaltjes”, Kalo zbulon ku qëndron problemi në dobësinë e sistemi shëndetësor
Mjeku Tritan Kalo njihet si një nga kritikët e mëdhenj dhe ka bërë mjaft polemika me ata persona që në këtë periudhë pandemie po përbaltin sistemin e shëndetësisë.
I njohur si person që konteston qëndrimet e politikës si majtas dhe djathtës, Kalo me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se “brengat e mllefet e krijuara e të grumbulluara në këto 30 vite DEMON-KRACI, në çdo moment adresojini kryesisht ndaj atyre që e keqmenaxhuan këtë vënd të begatë”.
Ky reagim i doktor Kalos për shkak të sulmeve të shumta në adresë të mënyrës së menaxhimit të pandemisë së COVID në Shqipëri.
Më poshtë reagimi i plotë
Kohë kovidiane….E Djelë 17.01.2021….”Bijtë e Shqipes” janë mbledhur sot në Shqipërinë e andej Drinit në Prekazin heroik, të kuvendojnë për shqetsimet e Kombit Shqiptar në këtë fillim të dhjetëvjeçarit të tretë të këtij shekulli….
Kryefjala e ditës mbetet BASHKIMI KOMBËTAR….Vetëm të bashkuar do të mundemi të përballemi me vështirësitë e RINGRITJES e MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të Shqiptarëve në viset e Trojeve Arbërore….
“Bijtë e Shqipes” janë po ashtu të mbledhur në Shqipërinë e këndej Drinit, në krye të punëve për t’u shërbyer të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive/Covid 1+3, sepse Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë KURRË nuk mundet ta përbaltë asnjë Tire & Co….
Brengat e mllefet e krijuara e të grumbulluara në këto 30 vite DEMON-KRACI, në çdo moment adresojini kryesisht ndaj atyre që e keqmenaxhuan këtë vënd të begatë….Keqmenaxhuan pasurinë thelbësore të tij, burimet njerëzore duke i detyruar dy milionë shqiptarë me zemër të plasur të marin udhët e theqafjes në kurbet, keqmenaxhuan pasuritë e pafundme nëntokësore e ujore, punën e ngritjes së qindra objekteve industriale, minjerave, rezervuarëve, të kanaleve kulluese e vaditëse, të qëndrave shëndetsore, hekurudhave, shkollave e spitaleve…..
Nëse ka dobësi edhe në Sistemin Shëndestor, ato janë veçse një pjesëz e tollovisë së keqmenaxhimit socio- ekonomiko-politik të të gjithë Shqipërisë së andej dhe këndej Drinit të këtyre 30 viteve të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….. Jemi vëllezërit e motrat tuaja ndaj për çdo sekondë, jemi këtu në përkujdesje të shëndetit tuaj….TOGETHER FOREVER!!!