Strasburgu do hapë çështjen e “21 Janarit”?!

Gjykata e Strasburgut hap dosjen e 21 Janarit. Siç pohon “Shqiptarja.com”, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u drejton katër pyetje autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkon dokumentacionin për hetimet dhe gjykimin, në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Kështu, saga gjyqësore për përgjegjësit e vrasjeve të 21 Janarit, shkeljen e procedurave të gjykimit, zhdukjen dhe manipulimin e provave, rrëzimin e fakteve dhe devijimin e ekspertizave, më në fund, ka mbërritur dhe ka vënë në lëvizje Gjykatën Evropiane.

Katër vjet pas padisë së familjarëve të viktimave, Gjykata e Strasburgut ka hapur çështjen më të nxehtë dhe sensitive të viteve të fundit.

Por teksa Gjykata e Lartë vijon të mbajë peng prej tre vitesh dosjen, për shkak të pafuqisë së saj përballë politikës, mesa duket tashmë fjalën e fundit për zbatimin e procedurave gjyqësore për 21 Janarin, do ta thotë Gjykata e Strasburgut.

‘Shqiptarja.com’ ka zbuluar dokumentin e parë zyrtar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të datës 23 Mars 2016, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për 21 Janarin, ku kërkohet rihapja e kësaj çështje.

SHKARKO APP