Strategji për edukimin ligjor, Hysi: Qytetarët sorollaten nëpër institucione
Disa prej ligjeve të reformës në drejtësi kanë nisur zbatimin por qytetarët që nuk kanë dijeni mbi to ende sorrollaten dyerve të institucioneve. Për të evituar këtë fenomen është hartuar strategjia për edukimin ligjor të publikut e cila po diskutohet me shoqërinë civile. Strategjia pritet të miratohet brenda muajit mars.
Aksesi i qytetarëve në njohuritë mbi ligjin është themelor për garantimin e një sistemi drejtësi efektiv. Në këtë kuadër është hartuar strategjia për edukimin ligjor të publikut, përmes së cilës synohet informimi i qytetarëve mbi ligjet e reja të reformës në drejtësi. Në tyrezën e konsultimit me përfaqësues të shoqërisë civile, Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha kjo strategji do të mund të evitojë sorrollatjet e qytetarëve në institucione.
Hysi: Më vjen keq që e them se megjithëse kanë dy vite që kanë hyrë në fuqi një pjesë e ligjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë, qytetarët nuk arrijnë të shfrytëzojnë atë akses që ligjet u kanë mundësuar atyre duke shmangur proceset e gjata dhe të kushtueshme.
Një sfidë për Vasilka Hysin mbetet buxheti për strategjine e edukimit ligjor.
Hysi: Sfidë që ne kemi është buxheti, sepse kjo strategji ka kosto.
Kjo është strategjia e parë kombëtare për edukimin ligjor të publikut, ajo pritet të miratohet brenda muajit mars të këtij viti. Pas miratimit të saj në Kuvend do të nis puna për ngritjen e rrjetit të punonjësve si dhe trajnimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

