Strategjia e avokatëve të Berishës për të shtyrë procesin në GJKKO, Logu: Rrezikojnë të penalizohen
Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Besart Logu flet për mënyrën sesi avokatët e Berishës po veprojnë në përballjen e këtij të fundit me drejtësinë. Për të skenari që po përpiqen të ndjekin avokatët e Berishës, mund t’i sigurojë kohë por në terma afatgjatë vetëm do e dëmtojë më shumë.
”Duke parë sjelljen e avokatëve të Berishës, do exzaurojnë cdo të drejtë proceduriale që u lejohet subjekteve. Mesa mësova është kërkesa e tretë që po bëhet për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk ka pranuar kërkesën për lejimin e mediave në seancë.
Në vlerësimin tim është një taktikë që mbase i shërben në fitimin e kohës apo kapjen e një palë zgjedhjeve të parakohshme qoftë edhe vendore për të ngritur moralin e ndjekësve. Por në thelb nuk i shërben Berishës madje rrezikojnë mbrëojtësit e tij edhe të penalizohen nga gjykata. Sepse ka një dispozitë ku përveçse rrëzohet kërkesa e tyre, palët mbrojtëse edhe ndëshkohen me gjobë”,-tha Logu.