Strategjia e testimeve, Manastirliu: E përcaktojnë ekspertët, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim

Strategjia e testimeve përcaktohet nga komiteti i ekspertëve. Kështu tha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një intervistë për RTV Ora u shpreh se nëse ekspertët kërkojnë të bëjnë më shumë teste qeveria është e gatshme ti përballojë.

Sipas ministres, strategjia e ndjekur nga Komiteti i Ekspertëve synon të identifikojë rastet, të ndjekë ato dhe të ndërpresë zinxhirin e infeksionit.

Ogerta Manastirliu: Dua të theksoj se nuk është ministri apo qeveria që merr vendime për testime. Janë ata që vlerësojnë këtë punë dhe janë ekspertët e strategjisë që kemi ndjekur që në fillesat e luftës kundër covid-19. Kjo luftë për ne, për ekspertët nuk ka filluar në datën 9 kur është zbuluar rasti i parë, por ka filluar që në fund të janarit. Komiteti ka vlerësuar cdo moment në mënyrë serioze, ne kemi ekspertë shumë të mirë dhe fal tyre dhe masave që ka marrë qeveria jemi në një situatë ku spitalet tona nuk janë të mbinkarkuara, ku ne kemi mundësi të trajtojmë të sëmurë pa patur vështirësi nëse do të duhet tja ofrojmë ndihmën një njeriu apo dikujt tjetër  dhe kjo falë punës apo strategjisë që kanë ndjekur ekspertët edhe në kuadër të testimeve të popullatës.

Dua që të mos keqkuptohen qytetarët dhe mos bien pre e dezinformimeve apo ekspertëve që duan të hiqen si ekspertë por të besojnë tek qeveria dhe tek ekspertët e vërtetë që e kanë përgjegjësinë dhe udhëhiqen nga ndërgjegja profesionale në këtë proces. E ka thënë dje komiteti teknik i ekspertëve se strategjia që ata kanë ndjekur është një strategji e mirëpërcaktuar. Synon të identifikojë rastet, të ndjekë ato dhe të ndërpresë zinxhirin e infeksionit dhe nisur nga të dhënat që kanë deri më sot nuk e kanë rikosnideruar ndryshimin e strategjisë. Por ne si qeveri jemi të gatshëm që nëse komiteti i ekspertëve kërkon ta ndryshojë këtë strategji për efektet, të cilat mund të pasojnë në të ardhmen ndryshimi i strategjisë së testimit, dalja e testeve të reja, testeve të shpejta, apo studime që mund të kryehen në terren, patjetër që ne jemi të gatshëm ti mbështetim dhe ti ofrojmë të gjitha kapacitet e nevojshme në sistem.

Pyetje: Pra ju nuk e shikoni të nevojshme të kryen më shumë testime, me një mesatare në ditë i bie 96 teste?

Ogerta Manastirliu: Ne i kemi kapacitetet për më shumë. Numrin e testeve nuk e vendos askush nga lart, numrin e testeve e vendosin epidemiologët, e vendosin strukturat tona  të urgjencës kombëtare që vlerësojnë dhe testojnë. Pra nëse ata kanë nevojë të testojnë më shumë të gjitha kapacitet janë. Ata vlerësojnë se kush testohet, si testohet dhe kur testohet.

Pyetje: Zonja ministre sa kite jemi në pritje, ju keni deklaruar se keni bërë një porosi prej 10 mijë, ndërkohë jemi në pritje të një pjesë tjetër nga OBSH?

Ogerta Manastirliu: Në furnizohemi në vijmësi me kite, edhe dje kanë ardhur, edhe sot vijnë, edhe nëser pritet të vijnë. Kitet nuk përbëjnë problem. Qëllimi madhor që ne kemi është që të kemi cilësi në analizat që kryejmë dhe këtë cilësi e ofrojmë nëpërmjet laboratorit të virologjisë në ISHP, në laboratorët e tjerë që po hapim, sic është ai i QSUT dhe më tej do të hapim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

SHKARKO APP