Strategjia për Magjistraturën, Soreca: Mbështetje me fonde nga BE
Në një aktivitet të realizuar nga Shkolla dhe Misioni Euralius, ambasadori i BE-së Luigi Soreca foli për rëndësinë që ka Shkolla e Magjistraturës, që sipas tij ka të ardhmen e reformës në duar dhe rrjedhimisht të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ambasadori sqaroi se ligji nuk do të ndryshojë por janë institucionet që do të ndryshojnë sipas zbatimit të reformave. Ai njoftoi se BE dhuron një fond prej 40 milion eurosh për programet e Drejtësisë dhe se ky është një investim i nevojshëm për vendin.
”Ne jemi gati për të nisur një program të rëndësishëm për mbështetjen e drejtësisë, që përfshin një komponent shumë domethënës për mbështetjen e buxhetit në sektorin e drejtësisë. Këto burime, 34 milionë euro gjatë 3 viteve të ardhshme, do të sigurojnë fonde drejtpërdrejtë në buxhetin e Shqipërisë. Nëse do të arrihen rezultate në zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë për shembull në sigurimin e mjediseve të reja, si dhe në përmirësimin e aktiviteteve të saj të trajnimit për Shkollën e Magjistraturës, fondet e BE-së do të vihen në dispozicion të buxhetit si një kontribut për këto përpjekje. Kjo vlen për të gjitha institucionet e tjera që kontribuojnë për zbatimin e reformës. Kjo mbështetje e re do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike që ne po e përgatisim me Ministrinë e Drejtësisë si koordinatore. Tani është momenti për të përcaktuar nevojat tuaja dhe për të parashtruar propozime për mbështetje”.
KOHA JONË SONDAZH

