Strazimiri: Balla është njeriu më i pa interesuar për të ndarë politikën nga krimi
Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri thotë se Taulant Balla është njeriu më i painteresuar për të ndarë politikën nga krimi. Në një reagim ndaj Ballës, i cili tha një intervistë për RTV Ora, Strazimiri tha se Ballës “i djeg shumë lufta e PD në këtë drejtim”.
“Ai bashkëjeton me trafikantët e drogës. Vetëm njëri prej miqve trafikantë ka marrë nga qeveria e Taulant Ballës 14 milionë euro tendera publikë dhe për të u devijua shtrati i Lanës që të pastrohen 60 milionë euro në zonën e Unazës së Re.
Kontratat sekrete të qeverisë prej 720 mijë euro për lobim kundër opozitës nuk fshijnë dot të vërtetën se beteja e PD faktoi me zë dhe me figurë se kjo qeveri është e lidhur me krimin, kandidoi për deputetë dhe kandidatë bashkie trafikantë, vrasës, përdhunues dhe qëndron në pushtet për shkak të shitblerjes së votës me krimin. Kësaj të vërtetë nuk i ik dot as Taulant Balla, as shefi i tij, Edi Rama”, shprehet Strazimiri.