Strazimiri-Ballës: Cilit “Tito” po ia bëni qokën sot, atij që ju pagoi të prishni marrëveshjen e parë, apo këtij që po ju imponon këtë të dytën sot?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri teksa ironizon deklaratën e numrit 2 të Partisë Socialiste Taulant Ballës, i cilit theksoi se PS-ja është në anën e duhur të historisë lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë, i kërkon të përgjigjet se cilit “Tito” po ia bën qokën sot: “atij që ju pagoi të prishni marrëveshjen e parë, apo këtij që po ju imponon këtë të dytën sot?!”, shprehet Strazimiri.

Reagimi i ish-deputetit të PD-së

Përsëri në krahun e “Titos” … siç e thotë historia…

Ajo marrëveshja që s’i jepte Greqisë asnjë kovë ujë më shumë nga ç’i takonte, qenkësh “anti-kushtetuese”…

Kjo që “e zgjeron Greqinë me 12 milje det”, qenkësh “në krahun e duhur të historisë” …?!

HISTORIA tregon, se ky “krahu i duhur” vrau e preu pas shpine për hatër të Titos, burra e gra patriotë, duke nisur me listën e firmëtarëve të pavarësisë që kishin mbetur gjallë, e duke vazhduar me Shaban Polluzhën në Kosovë dhe 5.000 burra e djem Kosove në Tivar…

Ti përgjigju vetëm një pyetjeje:

* Cilit “Tito” po ia bëni qokën sot, atij që ju pagoi të prishni marrëveshjen e parë, apo këtij që po ju imponon këtë të dytën sot?!

https://www.facebook.com/gent.strazimiri.3/posts/3354959887895083

 

SHKARKO APP