Strazimiri: Fajin s’e kanë azilkërkuesit, por “Komandanti i Legjionit të nderit” të Francës

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri i është bashkuar reagimeve që shkaktoi deklarata e djeshme e Presidentit të Francës, Macron, i cili jo vetëm që i tha “Jo” negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, por kërcënoi me rishqyrtimin e mundësisë për vendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Dhe në këtë kontekst, ish-zv.ministri i Brendshëm thekson se fajin për këtë nuk e kanë azilkërkuesit shqiptarë, por azil-nxitësi, që sipas tij është Edi Rama, të cilin me ironi, Strazimiri i kujton dhe titullin “Komandanti i Legjionit të nderit” të Francës.

Reagimi i Strazimirit

Fajin s’e kanë azilkërkuesit por azilnxitësi z. President!
E vetmi element “mbrapshtues” është “Komandanti i Legjionit të nderit” të Francës, jo shqiptarët, as liberalizimi i vizave për ta!
Vizat shqiptarëve iu hoqën në 2011 dhe deri në 2013 azilkërkuesit nga Shqipëria, Franca nuk i kishte as statistikë…
Në 2014, 2015, 2016, 2017 e në vazhdim, shqiptarët u dyndën nga sytë këmbët jo vetëm në Francë po ku mundën… deri në Islandë…
“Marrëdhënia e çuditëshme’ filloi kur atë që i përze prej 6 vitesh shqiptarët nga vendi i tyre, në 29 mars 2017 Franca e nderoi me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, duke i konsideruar “nder” (citoj): normalizimin e marrëdhënieve në rajon (Serbinë), pa u shqetësuar për qederin që i bënte njëkohësisht Francës dhe shqiptarëve që ka nën thundër…
E vetmja gjë “ngatërron radhën” në këtë mesele, është dekorata për azilnxitësin, bash në ditën kur në Cale’ kishte një pyll çadrash që prisnin ditën t’i hipnin skafeve për në Angli, (citoj median franceze përsëri) “me 50% probabilitet suksesi që të mbërrijnë gjallë në anën tjetër” …
KAQË!

SHKARKO APP