Strazimiri i kthehet Ramës: KryeKooperativist jashtevropian!
Vijonë debatet dhe reagimet në distancë jo vetëm nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, por edhe ndaj mendtalitetit anti-europian që po tregon kryeministri Edi Rama me aktin e paprecedentë të prishjes së marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar nga SHBA-BE dhe Britania e Madhe.
Një reagim i ashpër lidhur me këtë vjen nga ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri.
“Krye-Kooperativist jashtëevropian!
Bundestag-u po të kujton që Shqipëria është Evropë, dhe nuk ka kooperativë e as kooperativistë JASHTEVROPIANË që ta ndalin këtë rrugë sërish edhe 46 vite të tjera, sado të fryhen se janë “sovranë në vendimmarrje”, “shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”, se ” dhe bar do hamë…”, apo se “në gojë të ujkut hedhin valle”…
Bën mirë të agjitohesh për atë kushtin e Parlamentit Evropian që thotë:
“pjestarët e dosjeve ” 339″ dhe “184” duhet të kenë marrë dënimin në shkallë të parë që të hapen negociatat”
Tik-tak, tik-tak, tik-tak (është ora e gjermanit)!?
KAQ!”, shprehet Strazimiri.