Strazimiri i shuan entuziazmin Ramës: Mos i thoni “Lamtumirë”, bixhozi nuk do zhduket

Kryeministri Edi Rama publikoi pak minuta më parë një foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” të një bar-llotoje teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.

Veprim ky që është përshëndetur me entuziazëm nga kreu i Qeverisë. “Lamtumirë”- shkruan Rama në foton e publikuar në rrjetin social.

Duke marrë shkas nga kjo, deputeti demokrat Gent Strazimiri po përmes rrjeteve sociale i shuan entuziazmin Ramës teksa shprehet se bixhozi nuk do të zhduket, kështu që mos i thoni “Lamtumirë”, shprehet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i deputetit të PD-së Gent Strazimiri

Swiss Digital Mobile Reklama

Bixhozi nuk do zhduket kështu që mos i thoni “Lamtumirë”!!
“Lamtumirë” thojini disa dhjetra mijë vendeve të punës, qarkullimit të vogël e të shpejtë të lekut, dhjetra mijë transaksioneve të qerave, furnizimit dhe furnitorëve me kafe, ujë e sheqer, dmth bukës së gojës së dhjetra mijëra shqiptarëve që sapo mbaronin ditën e punës shpenzonin fitimin e ditës tek marketi i lagjes për bukë, djathë, qumësht e ndonjëherë edhe pak mish!
Sa për bixhozin, e gjeni të paprekur, të paprekshëm në duart e oligarkëve, të atyre që kanë mundësinë të “investojnë” në hotele me 5 yje+kazino, që taksat i kanë “0” , dhe që para 10 ditësh, ua bënë edhe tatim-fitimin minimal…
Paratë u duhen “atyre” , atij “3%”-shit që do paguante taksat për llogari të 97%-shit që do bënte pallë ariu!
97%-shi s’ka ç’i do paratë…shëndet të kenë…
Gëzuar 1 janarin 2019, i dashtun HORR!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?