Strazimiri: Korona-virusi namin ka, oligo-virusi po bën kërdinë

Ish deputeti i PD Gent Strazimiri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se koronavirusi namin ka, pasi oligo-virusi po bën kërdinë.

Strazimiri shhprehet se fondi që ka dhënë qeveria për shëndetësinë në këtë rast është i pakët, duke nënvizuar se oligarkët vazhdojnë të pasurohen, kurse të varfërit, akoma më tej varfërohen.

Postimi i Gent Strazimirit:

Korona-virusi namin ka, Oligo-virusi po bën kërdinë!

Për 70% të familjeve shqiptare që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë (burimi Banka Botërore), alternativa nën karantinë është nëse do vdesin nga virusi, apo nga uria…

Janë ata që po s’punuan sot, nuk hanë dot sot!

Emergjenca virale në këtë vend, shkon në një hap me emergjencën humanitare, por qeveria “socialiste”, me demek “qeveria e të varfërve” ka vendosur të shpenzojë vetëm 3.5 milionë dollarë, ose 40 herë më pak se ç’shpenzon për oligarkët që “na shërbejnë” … kur s’kemi asnjë emergjencë e as nevojë!!!

70% e familjeve shqiptare nuk i lejon Oligo-virusi që të mbrohen nga Korona-virusi!!!

SHKARKO APP