Strazimiri: KQZ tregoi se është Komisioni Qendror i vjedhjes

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në një deklaratë nga selia blu hodhi sërish akuza në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se po bëhet pjesë e qëllimshme e asaj që e quan, krim me pjesëmarrjen në votime.

“KQZ nuk ka asnjë alibi për të fshehur krimin e pjesëmarrjes në votimin monist. Kamikazët janë të përfshirë qëllimisht në vjedhje. Komisioni Qëndror i Vjedhjeve fsheh numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje dhe kjo s’ka ndodhur kurrë. Një mospërputhje e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë”,-tha ai.

Strazimiri po ashtu shigjetoi edhe Prokurorinë. “Është për të ardhur keq që edhe prokuroria u bë palë dhe nuk heton, nuk ka trokitur ende në derën e PD për videon ku u ble vota e vajzës te njësia 9”,- shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?