Strazimiri: Mashtrim i zakonshëm Ramës me uljen e numrit të vrasjeve. Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar ashpër lidhur me shifrat e kriminalitetit në vend të ofruara nga kryeministri Edi Rama.
Në cilësinë edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Strazimiri i kujton Ramës se mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta!
Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se një ditë pasi Kancelarja Merkel i telefonon dhe në emër të integrimit i kërkon të luftojë krimin e organizuar, ky mashtrimi i zakonshëm i Edi Ramës me “uljen e numrit të vrasjeve” merr përmasa karshillëku ndërkombëtar.
Reagimi i Strazimirit
Karshillëk Kancelares Merkel…?!
Një ditë pasi Kancelarja Merkel i telefonon dhe në emër të integrimit i kërkon të luftojë krimin e organizuar, ky mashtrimi i zakonshëm me “uljen e numrit të vrasjeve” merr përmasa karshillëku ndërkombëtar…
Them karshillëk, sepse ky e di që edhe Kancelarja Merkel e di, pasi këtu veç ambasadës ka edhe ca duzina oficerësh të Bundeskriminalamt të instaluar në Tiranë, pikërisht se ky është bërë njësh me krimin.
Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” nuk është as strategji e as luftë kundër krimit.
Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, të llogarisësh 3 të vrarë si 1 vrasje të vetme, është mashtrim i ulët.
Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner, tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin….
Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta!
Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi!
PENGESA ËSHTË QEVERIA!
#25_prill
#hiqe_me_votë_pengesën_e_integrimit
https://www.facebook.com/gent.strazimiri.3/posts/3495583563832714