Strazimiri, “Policisë” që ka fytyrën e Lleshit: Rri larg popullit! Kriminelët i ke në qeveri!

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së paprecedentë të Policisë së Shtetit, lidhur me protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Strazimiri theksa nënvizon se i drejtohet “Policisë” që ka fytyrën e Lleshit, i kujton ministrit të Brendshëm personat me rekorde dhe precedentë kriminalë i ka të gjithë të përfshirë në qeveri.

Reagimi Gent Strazimiri

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuar: “Policisë” që ka fytyrën e Lleshit

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Lënda: Protesta e POPULLIT me 16 shkurt, ora 11

“Personat me rekorde dhe precedentë kriminalë” i ke të gjithë të përfshirë në qeveri,

– në daç si kryeministër,

– në daç si Ministër a ish-ministër (kryesisht të brendshëm),

– në daç si deputet a ish-deputet (por gjithmonë të “Rilindjes” ),

– në daç si Kryetarë Bashkie a ish-kryetarë Bashkie (por gjithmonë të “Rilindjes”),

– në daç si oficerë policie a oficerë burgjesh,

– në daç si drejtora, administratorë e nëpunës nëpër qarqe (dhe si gjithmonë të “Rilindjes” …)!!!!!

Në shesh po del POPULLI, për të bërë punën që s’po bën ti në bashkëpunim me “personat me rekorde e precedente kriminale”…

Kështu që:

RRIJI LARG AUTOBUSAVE E MAKINAVE që transportojnë POPULLIN, se nuk ke kriminelë mjaftueshëm (ME APO PA UNIFORMË, me apo pa BREKË) për t’u përballur me të!!!!

KAQ!!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?