Strazimiri: Rama, Kryeministri i vetëm në botë që flet në emër të SHBA-ve
Teksa mazhoranca vazhdon e pashqetësuar rrugëtimin e saj drejt zgjedhjeve vendore dhe Rama ka parajmëruar se kush cënon zgjedhjet nuk do të mund të shkelë në BE dhe SHBA, ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri thotë se Kryeministri jonë është i vetmi në botë që flet në emër të SHBA-së.
Strazimiri: Ka folur në emër të euroatlantikëve? Kur vjen fundi gjithmonë bëhen qesharakë. Ua tha se nuk e ka nga xhepi i tij? Unë di që në emër të SHBA-ve nuk flet asnjë Kryeministër i botës, ky i joni fliska.
I ftuar në RTV Ora, Strazimiri tha se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë dhe se do ti pengojnë me të gjitha mënyrat.
Strazimiri: Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri në këtë vend të dënojnë edhe me burgim të përjetshëm apo të nxjerr të pafajshëm , apo nuk të merr fare në pyetje si Niçen dhe Gjushin. Këtë do ta ndryshojmë. 30 qershor, farsa e këtij njeriu që flet në emër të SHBA, bën dhe zhbën procese gjyqësore, ky që dënon apo nxjerr të pafajshëm njerëz, ky nuk do ta ketë të gjatë. Ne jemi të vendosur të mos ketë më monizëm në këtë vend. E kemi provuar 46 vjet, nuk e hamë më. Do ti pengojmë në të gjitha mënyrat zgjedhjet që nuk janë demokratike.
Për ndërkombëtarët që nuk mbështesin shkatërrimin e procesit zgjedhor, ai ka këtë koment:
Strazimiri: Ne u themi se nuk do të ketë zgjedhje. Gazi lotsjellës është dhunë, turmat edhe mund të bëjnë dhunë, shteti jo kurrë, është i detyruar të zbatojë ligjin.
Me 25 maj, opozita ka thirrur protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë. Ish-deputeti, Gent Strazimiri, tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në histori.
Strazimiri: Do të jetë protesta më e madhe e gjithë historisë.Populli opozitar në rrugë është i konsoliduar, nuk ka asnjë hap pas, duke ofruar ndjeshëm edhe ditën e fitores, fundin e Edi Ramës.
I pyetur nëse u kanë adresuar mesazhe kundër dhunës qytetarëve, Strazimiri tha se nxitësi dhe ushtruesi i dhunës në këtë vend, përfshirë dhe protestat opozitare, është kryeministri Rama.
Strazimiri: Kemi bërë thirrje gjithmonë që protesta do të jetë paqësore, nuk kemi planifikuar dhunë kurrë. Nxitësi i dhunës, ushtruesi i dhunës në këtë vend, qoftë edhe në protestë, është qeveria, është Edi Rama dhe askush tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

