Strazimiri, Ramës: Bëjmë vetingun, të shikojmë kush i mbron “rrugeçërit” që po vrasin informatorët dhe …

Deklarata e pak minutave më parë e kryeministrit Edi Rama, i cili duke iu referuar situatës së krimit në vend të nxitur nga ngjarjet e fundit, se “Nuk ka banda kriminale, por kemi të bëjmë me rrugeçër” ka nxitur reagimin e ashpër të deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Teksa shprehet se ndihet i neveritur nga qëndrimi i Ramës, Strazimiri i kujton deklaratën e ambasadorit të SHBA-së Donald Lu se në vend ekzistojnë 4 banda dhe 20 grupe kriminale.

Përmes reagimit të tij në rrjetet sociale, Strazimiri shprehet se tashmë krimi i ka vendosur politikës vijën e kuqe, dhe për këtë arsye ai thotë se duhet bërë vetingu në politikë, në mënyrë që të gjendet “I madhi në Tiranë” që i mbron këto 4 familjet mafioze dhe 20 grupet kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Gent Strazimirit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vija e kuqe” që na ka vendosur KRIMI!!!

A ka nevojë për “Vetting”, për të gjetur se cili është “ai, i madhi në Tiranë”, që 4 familjet mafioze dhe 20 grupet kriminale i mbron duke i quajtur thjesht “çiliminj” që poterosin “duke ngritur zërin e muzikës” …?!

Këta “rrugeçërit” vazhdojnë të vrasin informatorë të policisë, të rrëmbejnë në mes të ditës fëmijë e të rritur kundrejt “gjobave” , të përmbytin Italinë me tonelata droge, dhe Shqipërinë kanë arritur ta bëjnë pikën fokale të trafikimit dhe konsumatoren e parë të kokainës në glob, aq shumë sjellin, transportojnë e shpërndajnë ndërkohë që …. “dëgjojnë muzikë me zë të lartë” …

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?