Strazimiri: Sot i themi “Ndal” kthimit të së kaluarës

 

“Atdheun sot e kanë plagosur sërish. Sot në këtë shesh, jemi mijëra herë më shumë sesa ishin ata studentë 25 vjet më parë, rreth e qark na rrethojnë po të njëjtët oficerë të Sigurimit të Shtetit. Por ne jemi këtu për t’u thënë se ju nuk jeni shteti, por se ne jemi populli!”.

Me këto fjalë, e hapi zyrtarisht protestën e sotme të opozitës, deputeti demokrat, Gent Strazimiri. Sipas të cilit, nuk mund të përbëjë shtet varfëria ku e kanë zhytur vendin qeveritarët e sotëm.

“Sot fillojmë nga ky shesh rrugëtimin për t’i thënë ndal kthimit të së kaluarës. Sot na mungon lideri i viteve ’90, Azem Hajdari. Sot nga ky shesh del një mesazh i ri që nuk ndalet kurrë: Besimin dhe shpresën e bëjmë bashkë të gjithë ne! Gëzuar këtë ditë të shenjtë. Udhëtim të mbarë rrugëtimit tonë për të rikthyer demokracinë!”, përfundoi ai. 

SHKARKO APP